Kosova17 Tetor 2022, 20:53

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvall, do ta përfaqojë Kosovën në seancën e të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E në këtë seancë pritet të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën.

“Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të nisë në orë 21:00, sipas orës lokale në Kosovë.

 

Prishtine

Kosova