Showbiz 4 Janar 2019, 09:12

Getoari nuk e lë Marinën të dalë në ekran, Luana Vjollca tregon të vërtetën

Shkruar nga Pamfleti
Getoari nuk e lë Marinën të dalë në ekran, Luana

Në nisjen e sezonit të ri televiziv një nga moderatoret që mbeti pa emision ishte Marina Vjollca. Nëpër media u përfol se shkak ishte bashkëshorti i saj, Getoar Selimi i cili kontrrollonte çdo gjë të moderatores.

Marina Vjollca ka qenë shumë e komentuar gjatë vitit që lamë pas për faktin se në cilin emision do e shihnim sërish. Por pas përfundimit të “C’est la vie” në janar, Marina u zhduk nga ekrani dhe preferoi t’i jepte pak më hapësirë jetës private me udhëtime të shumta.

Mirëpo këtë vit Marina do rikthehet në ekran me një emision të ri e këtë e ka zbuluar Luana. Në postimin e fundit të Luanës, Marina i shkruan se ndihet krenare për suksesin që ka arritur.

Ndërsa Luana ja kthen: “Mezi po pres për bombë tënde tani jetë”, duke lënë të kuptohet se jo vetëm që do ta shohim në ekran por që do jetë super.

Showbiz Getoar Selimi Marina Vjollca