Aktualitet21 Qershor 2022, 21:59

"Gio Basha dhe oligarkët që e bënë të pasur"/ Media britanike artikull nipit të Alqi Bllakos, avokati: Sajesa të shëmtuara, do t'i hedhim në gjyq!

Shkruar nga Pamfleti
"Gio Basha dhe oligarkët që e bënë të pasur"/

"Gio Basha dhe oligarkët që e bënë të pasur"/ Media britanike artikull nipit të Alqi Bllakos, avokati: Sajesa të shëmtuara, do t'i hedhim në gjyq!

Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj ka reaguar ashpër pas lajmit të publikuar nga media britanike “Ventsmagazine”, se nipi i klientit të tij, Gio Basha, është gjobitur me 10 milionë dollarë, pasi akuzohet për pastrim parash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hazizaj shkruan se Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku me Gio Bashën, dhe se po kontaktojnë me studio ligjore angleze për të çuar në gjyq median “Ventsmagazine”.

E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake”-  tha Hazizaj, duke e konsideruar gjithçka skemë për të dëmtuar ish-politikanin, tashmë në paraburgim për çështjen e inceneratorëve, Alqi Bllako.

“Përgënjeshtrim! Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera.

E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake. Shpreh keqardhje të thellë që mediat, të cilat kanë publikuar lajmin e sajuar nga asgjëja, bëhen pjesë e skemës kundër klientit tim, duke mos respektuar asnjë standard minimal për verifikimin e vërtetësisë së lajmit.

Si përfaqësues ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojmë të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe procedurat e mëtejshme ligjore”- shkruan Sokol Hazizaj.

Aktualitet Alqi Bllako gio Basha Sokol Hazizaj

Aktualitet