Bota 2 Tetor 2022, 14:01

Giorgia Meloni mban fjalimin e parë pas zgjedhjeve: Italia në fillim, pastaj vjen Europa!

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, tha se Roma zyrtare do vendosë në fillim interesat e saj kombëtare. Partia Vëllezërit e Italisë -Fratelli di Italia, e Melonit kryeson një koalicion të krahut të djathtë që mori 44 për qind të votave.

Në fjalimin e saj të parë që nga zgjedhjet e së dielës së kaluar, Meloni përmendi krizën energjetike dhe iu referua negociatave mes ministrave evropianë të energjisë të premten.

Italia po bën presion për një kufi  të çmimit të gazit për të ulur kostot, ndërsa Gjermania e kundërshton këtë ide. Por Berlini njoftoi një paketë ndihme prej 200 miliardë eurosh për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset gjermane me çmimet e energjisë, masa që vendet e tjera evropiane nuk mund t’i përballojnë.

“Qëndrimi i Italisë duhet të kthehet në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare,” tha ajo. Kjo “është diçka që do të ndryshojë në muajt e ardhshëm”, shtoi Meloni.

“Kjo nuk do të thotë një qëndrim negativ ndaj Evropës, por një qëndrim pozitiv ndaj vetvetes. Duhet të nisemi nga interesat kombëtare, sepse të tjerët e bëjnë këtë”, tha ajo.

Më herët të shtunën, Meloni u takua me Silvio Berlusconin, kreun e Forza Italia dhe aleatin e saj në koalicionin e krahut të djathtë.

Në një deklaratë të përbashkët, të dy partitë thanë se liderët e tyre diskutuan “çështjet më urgjente të ditës, duke filluar nga kostoja e lartë e energjisë”.


smile

Bota Giorgia Meloni