Sport20 Korrik 2018, 21:28

Giroud “i merr hakun” Ozilit: Kam shpëtuar nga ai, tani jam unë kampion bote!

Shkruar nga Pamfleti
Giroud “i merr hakun” Ozilit: Kam shpëtuar nga ai, tani jam

Ish-sulmuesi i Arsenal, Olivier Giroud ka rrëfyer se si gjermani Ozil e tallte gjatë stërvitjeve te “Topçinjtë. Dy futbollistët kanë kaluar bashkë gati katër vite në Londër, përpara se Giroud të transferohej te Chelsea. Fantazisti gjerman, Ozil kaloi një moment të tmerrshëm në Rusi këtë Botëror, por ishte një histori krejt ndryshe ajo e Kupës së Botës “Brazil 2014”, ku luajti një rol kryesor për Gjermaninë në fitimin e trofeut.

Tani Giroud ka treguar se si Ozil i kujtonte atij çdo herë për suksesin. Një tregim që përsëritej gjithmonë kur gjërat në fushën stërvitore nuk shkonin në favor të gjermanit. “Kam bashkëpunuar me gjermanë te Arsenal dhe kam qenë gjithmonë shumë xheloz pë rata. Ndonjëherë në mëngjes, Mesut Ozil humbte në stërvitje, por gjithmonë kishte një justifikim dhe ngushëllim dhe thoshte: ‘Shh, Shh, Unë jam kampion bote’”,- deklaroi Giroud që u shpall kampion bote me Francën në “Rusi 2018”.

Sport Arsenal Chelsea francë Germany Giroud Ozil Premier League