Sport23 Shtator 2022, 15:25

Gjakosën Tedi Carën në fytyrë, Disiplina mbyll “Kukës Arena”, dënohen edhe Partizani, Erzeni dhe Teuta

Shkruar nga Pamfleti
Gjakosën Tedi Carën në fytyrë, Disiplina mbyll

Gjakosën Tedi Carën në fytyrë, Disiplina mbyll “Kukës Arena”, dënohen edhe Partizani, Erzeni dhe Teuta

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka dënuar klubin e Kukësit pas ngjarjes së ndodhur në takimin e fundit.

Në ndeshjen mes verilindorëve dhe Partizanit, në “Kukës Arena”, Tedi Cara u godit me shishe pasi realizoi një supergol, duke i krijuar probleme serioze në fytyrë.

Kuksianët duhet të luajnë katër ndeshjet e ardhshme në stadiumin e tyre me dyer të mbyllura, ndërsa kanë marrë dhe një gjobë prej 100 mijë lekë për episodin e turpshëm.

Ndërkohë edhe Erzeni është gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve në duelin me Laçin. Vijojnë gjobat edhe për Partizanin e Teutën, që vazhdojnë të mos vendosin stemën e Kategorisë Superiore Abissnet në mëngën e djathtë të fanelave të lojtarëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1- KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

2- KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3- FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4- KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5- KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6- FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

7- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Sport Erzeni Komisioni i Disiplines Kukësi Partizani Teuta