Politike 2 Tetor 2022, 15:00

Gjekmarkaj ironizon Evi Kokalarin: Pas ikjes se Konicës dhe Kadaresë kjo është e treta!

Shkruar nga Pamfleti
Gjekmarkaj ironizon Evi Kokalarin: Pas ikjes se Konicës dhe Kadaresë

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar me ironi për deklaratën e Evi Kokalarit për zgjedhjet në FRPD, ku fitues u shpall Besart Xhaferri. Kokalari në një reagim tha se pas këtyre zgjedhjeve u “vra” rinia teksa shkruante “Une nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mire”.

Këtë largim të Kokalarit e komenton Gjekmarkaj, i cili me ironi shkruan “pas ikjes se Konices dhe Kadaresë kjo është e treta”.

“Si kometë u shfaq Kokalari në botën  tonë të trazuar dhe tani po ikën duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall , brengë, dilema. Pas ikjes se Konicës dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendët e zhgënjyer e uruara” shkruan Gjekmarkaj.

Në një reagim, Kokalari tha se sot u “vra” çdo shpresë që të rinjtë kishin për një parti të rithemeluar. Ajo madje iu drejtua kryesisë së PD, duke thënë se është një turp që lejuan këtë masakër zgjedhore.

“Sot ju vratë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar.

Turp kryesisë që e lejoj këtë masakër zgjedhore. Unë nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë!” shkruante Kokalari në postimin e saj.

Politike #kokalari