
Gjekmarkaj: Ja dy kriteret që duhet të plotësojë presidenti i ardhshëm, të tjerat folklor
Sot në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve për president të Republikës, ndërsa ende nuk ka asnjë emër për tu hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar të zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00.
Sakaq, deputeti Agron Gjekmarkaj përmes një postim në Twitter, thekson se presidenti i ri duhet të plotësojë dy kritere, orientim dhe formim euroatlantik dhe figurë politike që mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë.
“Presidenti i ardhshem në situaten ku ndodhemi duhet të plotesojë kryesisht e para sëgjithash dy kritere 1) Qartazi me orjentim dhe formim eurotalantik 2) Një figurë politike që mbeshtet luften kunder pandeshkueshmerisë! Të tjerat kritere janë folklor.”, shkruan Gjekmarkaj.