Politike25 Janar 2023, 09:58

Gjekmarkaj zë vendin e Grida Dumës në Komisionin për Politikën e Jashtme

Shkruar nga Pamfleti
Gjekmarkaj zë vendin e Grida Dumës në Komisionin për

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka marrë postin e anëtarit të PD në Komisionin për politikën e jashtme. Pozicion i mbajtur më parë nga Grida Duma.

“Në pikën I të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, bëhet ky ndryshim: Deputeti z. Agron Gjekmarkaj caktohet anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dokument.

Kujtojmë që Duma u largua nga politika duke lënë mandatin e deputetes në nëntor të vitit që lamë pas. Në një deklaratë për mediat paraditen e 8 nëntorit nga kryesia e Kuvendit, Duma ndau atë që e quajti “moment të vështirë” pak minuta pasi kishte dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën e lënies së mandatit të deputetes tek administrata e Kuvendit.

Vendimin kanë ndjekur në sallë dhe deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka, ku të dy u shfaqën të prekur. Në fjalën e saj Duma akuzoi se personazhe të korruptuar në kuvend, kanë sulmuar edhe nën brez.

Politike Gjekmarkaj Komisioni për Politikën e Jashtme