Aktualitet 7 Shkurt 2019, 14:32

Gjendet 13 vjeçarja Shqiptare e zhdukur, policia angleze arreston 5 persona, mes tyre 1 grua

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet 13 vjeçarja Shqiptare e zhdukur, policia angleze arreston 5

Gjendet 13 vjeçarja Shqiptare e zhdukur, policia angleze arreston 5 persona, mes tyre 1 grua

13-vjecarja shqiptare,Megi Bukaci, e cila u raportua e humbur që prej datës 1 shkurt, është gjendur sot në Hertfordshir, Angli. Nga hetimet janë vënë në pranga 5 persona mes tyre edhe një grua.

Sipas burimeve nga Policia Angleze, nëna shqiptare ishte me dy fëmijët, djalin dhe vajzën, kur i kërkoi gruas misterioze se si t’i drejtohej stacionit më të afërt policor.

Kjo e fundit i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans. Autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditur shkaqet pse u zhduk vajza e re shqiptare.

Ata i kërkuan ndihmë publikut që të ndihmonin të gjenin një grua misterioze, e cila ndihmoi nënën e 13-vjeçares disa momente përpara se adoleshentja të zhdukej.

Aktualitet arrestohen 5 persona gjendet 13 vjeëarja në Angli