Aktualitet 2 Maj 2019, 16:01

Gjendet bashkëpuntori që siguroi makinën për vrasjen e ish-policit, gjykata lë në burg Arben Xhetanin

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet bashkëpuntori që siguroi makinën për vrasjen e ish-policit, gjykata lë në burg Arben Xhetanin

Pas hetimeve të policisë, Gjykata e Tiranës ka lënë në burg  47-vjecarin Arben Xhetani, i cili vërtetohet se ka siguruar makinën e përdorur për vrasjen e ish- policit Arben Bilali. Shtetasi 47-vjeçar u arrestua një ditë më parë.

Ju kujtojmë se ish-polici është vrarë pas një atentati në zonën e Selitës, 20 metër larg nga shtëpia e tij. Arben Bilali mori 7 plumba nga të cilët 3 në trup, ndërkohë më parë 2 vëllezër të ish-policit ishin vrarë pas një atentati, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali, ish- mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010. Ky ishte atentati i dytë për Arben Bilalin, pas atij të majit të vitit 2010.

Në gusht të vitit 2010, është regjistruar atentati i parë ndaj Bilalit, në të njëjtën zonë, ku edhe mbeti i plagosur. Familja e ish-policit kanë qenë në konfllikt me familjen tjertër Xhabafti dhe vrasja e sotme dyshohet për motive hakmarrje.

codramol
smile

Aktualitet arben xhetani gjykata Hakmarrje vrasja e ish-policit