Kronike22 Janar 2023, 18:49

Gjendet e mbytur 55-vjeçarja në Skrapar

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet e mbytur 55-vjeçarja në Skrapar

Një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në ujërat e lumit në fshatin Rehovë në Skrapar. Bëhet fjalë për shtetasen Sh.Ll., 55 vjeçe. Mësohet se prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftim.

Kronike mbytet 55-vjeçarja policia