Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr.17, në Durrës.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë grupi hetimor që ndodhet në vendin e ngjarjes po vijon punën për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.