Kosova 4 Nëntor 2019, 17:16

Gjendet i pajetë i afërmi i deputetes shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet i pajetë i afërmi i deputetes shqiptare

Gjendet i pajetë i afërmi i deputetes shqiptare

Është gjetur ditën e sotme në fshatin Begaj të Komunës Vushtri në Kosovë trupi i pajetë i Musli Krasniqi. Ai është i afërmi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Rezarta Krasniqi dhe rezultonte prej disa ditësh i zhdukur.

Nuk ka ende të dhëna lidhur mbi shkaqet që kanë çuar në humbjen e jetës së të afërmit të deputetes.

Trupi i tij u gjend në një pus nga Njësia e Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, rreth orës 10.50.

Deputetja Rezarta Krasniqi disa ditë më parë bëri apel për ndihmë, ku u kërkonte të gjithë personave që mund të kenë parë kushëririn e saj, Musli Krasniqi, të lajmërojnë në polici.

Prishtine deputetja e LVV Rezarta Krasniqi