Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë në dhomën ku qëndronte në hotel në Tushemisht të Pogradecit. Sipas burimeve trupi i shtetasit amerikan është transportuar në morgun e Pogradecit.
Më tej, mësohet se autopsia do t’i bëhet në Tiranë, për të vërtetuar shkakun e vdekjes.
Sipas ‘Faxweb.al’, bëhet e ditur se viktima nuk paraqet shenja dhune, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e gjendjes shëndetësore.
Akoma nuk dihen arsyet e qëndrimit të shtetasit amerikan në Shqipëri, nëse kishte ardhur për punë, apo për turizëm. Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.