Bota25 Tetor 2018, 11:47

Gjendet një bombë e pashpërthyer e Luftës së II Botërore në Sofje

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet një bombë e pashpërthyer e Luftës së II

Gjendet një bombë e pashpërthyer e Luftës së II Botërore në Sofje

 Një bombë aviacioni, e pashpërthyer u gjet në Sofje gjatë gërmimeve për ndërtimin e një stacioni metroje në qendër të kryeqytetit bullgar.

 Sipas shtypit bullgarë, bomba, e cila datonte që nga Lufta e Dytë Botërore, ishte pranë Akademisë Ushtarake Bullgare.

Banorët e ndërtesave përreth janë evakuar dhe trafiku rrugor është bllokuar.

Njësitë speciale të ushtrisë bullgare kanë bërë të mundur evakuimin e bombës pa incident për ta çuar atë më pas në një poligon ushtarak, jashtë Sofjes, ku edhe do të çaktivizohet.

”Është një bombë që peshon rreth 200 kilogramë dhe dyshohet se i përket periudhës së bombardimeve të 10 janarit 1944 në Sofje, të kryer nga Forcat Aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore’’, theksuan ekspertët për median.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Bullgaria ishte aleate e Fuqive të Boshtit.

Bota Akademia Ushtarake Bullgare Bombë e pashpërthyer Sofje