Aktualitet 2 Prill 2019, 14:19

Gjendet prova që fundos vrasësit e vëllezërve Bilali në Shkodër, ngjarja drejt zbardhjes

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet prova që fundos vrasësit e vëllezërve Bilali në

Gjendet prova që fundos vrasësit e vëllezërve Bilali në Shkodër, ngjarja drejt zbardhjes

Vrasja e Astrit dhe Brahim Bilalit në Shkodër, ka vënë në lëvizje gjithë Policinë e Shtetit, e cila është në kërkim të autorëve. Një burim nga grupi hetimor i tha Gazetës Mapo, se kanë gjetur gjurmë të autorëve që kryen ekzekutimin e dy vëllezërve.

Bëhet fjalë për gjurmë që janë zbuluar në makinën “Benz” gjysëm të djegur, që u përdor nga vrasësit, e cila u gjend në lagjen Guerile të Shkodrës.

Brenda kësaj makine, ekspertët kriminalistikë kanë arritur të gjejnë gjurmë të cilat pritet të çojnë në identifikimin e të paktën njërit prej atentatorëve. Grupi hetimor nuk bën me dije nëse janë gjurmë gishtash apo ndonjë fije floku, por shprehen se kanë në dorë 1 provë që do zbulojë autorët. Edhe Drejtori i Policisë Ardi Veliu, u shpreh një ditë më parë se atentatorët e kësaj vrasje të rëndë do zbulohen.

“Ngjarja do të zbardhet. Të jeni të sigurtë se kjo ngjarje do të zbardhet”, – kështu u shpreh Veliu, në lidhje me vrasjen në Shkodër.

Pritet që gjurmët e gjetura brenda makinës të analizohen në laboratorin kriminalistik, por edhe mund të çohen jashtë Shqipërisë në një laborator më të specializuar.

Të njëjtat burime shprehen se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në atentat. Njëri ka qënë shofer në makiën Benz, ndërsa dy persona të tjerë kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të Astrit dhe Brahim Bilalit rreth 22 herë. Ka qënë Astrit Bilali që i është përgjigjur të shtënave, ku ka qëlluar 10 herë drejt vrasësve.

Makina që u përdor në atentat ishte e vjedhur rreth 2 muaj më parë në Shkodër. Targat që i ishin vendosur kanë qënë fallco. Pritet që Policia të bjerë në gjurmë të vrasësve pas provave të reja që janë mbledhur nga ekspertët kriminalistik.

Aktualitet vellezerit bilali vrasja ne shkoder