Kosova 8 Dhjetor 2022, 22:42

Shpërthimet në Veri/ Policia vendoset në lagjen ku banojnë shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimet në Veri/ Policia vendoset në lagjen ku banojnë

Të mërkurën ishte raportuar për një shpërthim në “lagjen e boshnjakëve”, në pjesën veriore të Mitrovcës, që kryesisht banohet nga shqiptarët.

Kishte qytetarë shqiptarë që janë ankuar për sigurinë e tyre.

Të enjten, Policia e Kosovës prezantoi masën e re të sigurisë – shtimin e forcave në Veri.

Dhjëtëra forca policore shihen në këtë lagje duke e ruajtur rendin dhe sigurinë.

Situata në Veriun e Kosovës është e tensionuar. Serbët lokalë dhe Beogradi po kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 18 dhjetorit në komunat veriore.

Kjo pasi Lista Serbe, parti e lidhur direkt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Në një situatë e tillë, Jeffrey Hovenier, ambassador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se tani nuk është koha e duhur për  votime.

Ndërkaq zyrtarët e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) po refuzojnë të dalin në punë.

“Tymi” në veri po shihet, por KFOR’i ka deklaruar se nuk do ta tolerojnë dhunën.

Prishtine

Kosova

·

8 Dhjetor 2022, 18:1618:16Kosova