Bota12 Shtator 2019, 17:57

Gjendje alarmante në Spanjë, shiu shndërron rrugët në ‘’lumenj’’ (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti
Gjendje alarmante në Spanjë, shiu shndërron rrugët në

Dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka goditur pjesën e juglindjes së Spanjës, dhe e ka shndërruar gjithë këtë rajon në “det” pas shirave të rrëmbyeshëm.

Ekipet e emergjencave kanë njoftuar se një burrë dhe gruaja e tij, të dy të moshës 70-vjeçare, janë gjetur të vdekur brenda një veture të rrokullisur që e kishte marrë me vete uji rreth 100 kilometra në jug të Valencias, shkruan Telegrafi.

Shërbimi meteorologjik i Spanjës i njohur si AEMET, ka paralajmëruar këtë rajon për “rrezikun” që po u kanoset dhe se pritet që të bjerë deri në 90 milimetra shi për një orë, dhe deri në 180 milimetra për 24 orë.

E një nga vendet që e ka pësuar më së shumti është qyteti i Valencias në jug të Spanjës, ku rrugët e këtij qyteti janë shndërruar në “lumenj”. Raportohet se afro 300 litra shi për metër katror ka rënë gjatë 24 orëve të fundit, që sipas AEMET është sasia më e madhe reshjeve që nga viti 1917.

Uji ka marrë me “vete” vetura të shumta që ishin në rrugë, tashmë ka arritur deri në gjysmën e dritareve të kateve të para të shtëpive dhe ndërtesave. Si pasojë e motit të keq është rënduar edhe trafiku rrugor, e erërat e forta kanë bërë që shumë pemë të shkulen me rrënjë dhe të bien nëpër rrugë, duke krijuar situatë kaotike.

Sipas dëshmitarëve erërat e forta ngjanin shumë me një mini-tornado, dhe shkollat kanë anuluar mësimin dhe mbi 300 mijë nxënës janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.

Bota ekipet e emergjencave gjendja alarmante në Spanjë moti i keq shërbimi meteorologjik i Spanjës