Bota28 Janar 2023, 16:43

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

Shkruar nga Pamfleti
Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni

Një gjeneral amerikan i Forcave Ajrore me katër yje ka alarmuar botën. Ai u ka dërguar një memorandum oficerëve që ai komandon, ku parashikon se SHBA do të jetë në luftë me Kinën pas dy vjetësh. Ai ka kërkuar prej tyre që të përgatiten pasi në vitin 2025 përballja Kinë-SHBA do jetë e pashmangshme, sipas tij.

Zyrtari i lartë u rekomandon oficerëve të bëhen gati, të praktikohen me armët e zjarrit, duke qëlluar një karikator dhe duke marrë në shenjë kokën e armikut.

Në memorandumin e dërguar të premten dhe të publikuar nga “NBC News”, gjenerali Mike Minihan shprehet: “Shpresoj të jem gabim. Por nuhatja ime më thotë se do të jemi në luftë në vitin 2025”.

Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore ka rreth 50,000 anëtarë shërbimi dhe afro 500 avionë dhe është përgjegjëse për transportin dhe furnizimin me karburant.

Minihan është shprehur në memorandum se për shkak se Tajvani dhe SHBA do të kenë zgjedhje presidenciale në vitin 2024, SHBA do të “shqetësohet” dhe presidenti kinez Xi Jinping do të ketë një mundësi për të sulmuar Tajvanin.

Ai parashtron qëllimet e tij për memorandumin, duke përfshirë ndërtimin e “një ekipi manovrimi të fortifikuar, të gatshëm, të integruar dhe të shkathët të Forcave të Përbashkëta, gati për të luftuar dhe fituar brenda zinxhirit të parë të ishullit”.

Memorandumi i nënshkruar u drejtohet të gjithë komandantëve të krahut ajror në Komandën e Lëvizshmërisë Ajrore dhe komandantëve të tjerë operacionalë të Forcave Ajrore dhe i urdhëron ata të raportojnë brenda 28 shkurtit të gjitha përpjekjet kryesore për t’u përgatitur për luftë me Kinën.

Pas publikimit të këtij artikulli, një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes tha: “Këto komente nuk përfaqësojnë pikëpamjen e departamentit për Kinën“.

Një zëdhënës i AMC-së konfirmoi në një deklaratë të premten se memorandumi është i vërtetë: “Kjo është një memo autentike e brendshme e gjeneralit Minihan drejtuar ekipeve të komandës së tij vartëse. Urdhri i tij bazohet në përpjekjet themelore të vitit të kaluar nga Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore për të përgatitur Forcat Ajrore të Lëvizshmërisë për konfliktin e ardhshëm, nëse parandalimi dështon”.

Sekretari i shtypit i Departamentit të Mbrojtjes Brig. Gjenerali Patrick Ryder tha në një deklaratë: “Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes e bën të qartë se Kina është sfida e madhe për Departamentin e Mbrojtjes dhe fokusi ynë mbetet të punojmë së bashku me aleatët dhe partnerët për të ruajtur paqen”. Përshtatur nga “NBC News

Bota KIna Lufte SHBA