Bota29 Mars 2022, 17:02

Gjenerali amerikan bën deklaratën e fortë: Mund të ketë një boshllëk në inteligjencën amerikane që na bëri të mbivle

Shkruar nga Pamfleti
Gjenerali amerikan bën deklaratën e fortë: Mund të ketë

Rusët nuk po i harrojnë leksionet e historisë, këtë duhet ta bëjë edhe Perëndimi

Komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së, gjenerali Tod Wolters deklaroi se “mund të ketë” një boshllëk në inteligjencën amerikane gjatë sigurimit të informacioneve që bëri SHBA-në të mbivlerësonte aftësinë e Rusisë dhe të nënvlerësonte aftësinë mbrojtëse të Ukrainës në krizën aktuale të Ukrainës.

I pyetur rreth kësaj çështje gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të martën, Wolters u përgjigj pozitivisht.

“Mund të ketë dhe siç kemi bërë gjithmonë në të kaluarën, kur kjo krizë të përfundojë, ne do të bëjmë një rishikim gjithëpërfshirës në të gjitha fushat e veprimit dhe në të gjitha departamentet dhe do të zbulojmë se ku ishin zonat tona të dobëta dhe do të sigurohemi që ne mund të gjejë mënyra për t’u përmirësuar dhe kjo mund të jetë një nga ato fusha“- tha Wolters.

Bota #lufta në Ukrainë gjenerali amerikan inteligjenca amerikane