Bota21 Korrik 2022, 07:24

Gjenerali amerikan zbulon manovrat e Moskës në fushën e betejës: Po paguajnë shtrenjtë çdo centimetër tokë që marrin

Shkruar nga Pamfleti
Gjenerali amerikan zbulon manovrat e Moskës në fushën e

Amerikanët kanë rrëzuar pretendimet e Moskës sa i takon marrjes së Donbasit në Ukrainë.

Gjenerali Mark Milley, gjatë një konference për shtyp në Pentagon tha se ky rajon nuk ka rënë ende. Sipas tij, rusët po paguajnë për çdo centimetër tokë.

Përfundimi është se kostoja është shumë e lartë, fitimet janë shumë të ulëta, ka një luftë rrënuese që po ndodh në rajonin e Luhansk, Donbas. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj rreth ‘a është Donbasi i humbur?’ Jo, nuk ka humbur ende. Ukrainasit po i detyrojnë rusët të paguajnë për çdo centimetër territor që ata fitojnë. Ndryshimi i territorit midis forcave ukrainase dhe forcave ruse në rajonin e Donbasit “matet fjalë për fjalë në qindra metra. Disa ditë ju mund të merrni një ose dy kilometra nga rusët, por jo shumë më tepër se kaq”, shtoi Milley, raporton “Reuters”.

Pas fushatës 90-ditore që Rusia ka bërë për t’u fokusuar në pushtimin e rajonit të Donbasit, forcat ruse kanë fituar “shumë, shumë pak” terren, u tha ai gazetarëve. Megjithatë, ai vuri në dukje se lufta është shumë intensive.

Është shumë intensive, shumë dhunë, dhjetëra mijëra raunde artilerie çdo 24 orë, shumë viktima nga të dyja anët, shumë shkatërrime fshatrash, e kështu me radhë”, shtoi ai.

Më herët ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se objektivat e “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë nuk janë më të kufizuara në rajonin e Donbasit, por përfshijnë një numër rajonesh të tjera.

Lavrov shtoi se qëllimet e Rusisë do të zgjeroheshin edhe më tej nëse Perëndimi do të vazhdonte të furnizonte Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi. Kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, Presidenti Vladimir Putin mohoi çdo qëllim për të pushtuar territoret ukrainase, duke thënë se qëllimi i tij ishte të çmilitarizonte dhe “denazifikonte” vendin – një deklaratë që është hedhur poshtë nga Kievi.

Bota Milley SHBA Ukraina