Sport25 Qershor 2022, 17:22

“Gjenitë donin stadium të madh për finalen e Ligës së Konferencës”, Aleksandër Ceferin: Murinjo ishte i prekur, Italia do të kthehet

Shkruar nga Pamfleti
“Gjenitë donin stadium të madh për finalen e Ligës

“Gjenitë donin stadium të madh për finalen e Ligës së Konferencës”, Aleksandër Ceferin: Murinjo ishte i prekur, Italia do të kthehet

Presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin ka dhënë një intervistë për Gazzetta Dello Sport, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetarëve italianë. Finalja e Ligës së Konferencës në Tiranë mes Romës dhe Fenordit dhe nënvlerësimi i bërë nga tifozët i një kompeticioni të tillë, ishte një nga temat e prekura. Numri një i futbollit europian përmendi edhe çështje të tjera me peshë të madhe si eliminimi i parakohshëm i Italisë (që në fazën Play off të Botërorit të Katarit), apo edhe Superliga. 

“Superliga– Asnjë dialog me Anjelin. E takova Perezin dhe respektova protokollin. Nuk mund të pres që UEFA të jetë prona ime. Në finalen e Parisit ishim afër, e urova, por kaq. Sido që të jetë vendimi i Gjykatës, asgjë nuk ndryshon: projekti ka vdekur sepse askush nuk dëshiron të marrë pjesë”. 

Italia jashtë Botërorit: “Futbolli evropian është më i balancuar. Lëndime, gabime dhe je jashtë. Kualifikimi është i vështirë: Italia ka gjuajtur pesëdhjetë herë, Maqedonia e Veriut një. Do të kthehen së shpejti”. 

Kompeticioni i Ligës së Konferencës- Disa ‘gjeni’ thanë: ‘Sepse kjo kupë është e kotë!’. Kur u pa se Roma dhe Fejnordi ishin në finalen e Europa Ligës, të njëjtët ‘gjeni’ protestuan sepse finalja ishte në një stadium të vogël… Një gjeni i vërtetë, Zhoze Murinjo, ishte i prekur” – tha ai. 

Sport Aleksander Ceferin finalja e Ligës së Konferencës presidenti i UEFA