Aktualitet12 Tetor 2018, 13:29

Gjermanët çmontojnë bandën ‘Llalla-Çekaj-Hajdarmataj’ të dosjes së nxehtë ‘613 kg kokainë’, mesazhe

Shkruar nga Pamfleti
Gjermanët çmontojnë bandën

“Duhet të nisin përpjekje të reja për të luftuar ata që kryejnë veprime kriminale madje t’i konfiskojmë dhe fitimet e arritura”

Gjermania ka futur në kthetra dosjet më të nxehtë të drejtësisë, në të cilën janë të implikuar disa prej ‘kokave’ të larta të shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për dosjen e ‘613 kg kokainë’, sasisë më të madhe të kokainës të futur në vendin tonë. Kjo sasi lënde narkotike u soll në Shqipëri nga ‘bosi’ i kokainës, Arbër Çekaj, i cili është arrestuar nga autoritetet gjermane.

Por, Çekaj nuk është emri i vetëm i implikuar në këtë sasi rekord trafiku, pasi të përfshirë janë edhe zyrtarë të shtetit shqiptar, që deri pak kohë më parë kanë drejtuar institucionet më të larta të drejtësisë së kalbur. Të tillë janë dyshja e zhytur në korrupsion dhe e lidhur ngushtë me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Për vite me radhë, Llalla dhe Hajdarmataj shkatërruan drejtësinë shqiptare, duke mbushur institucionet me njerëz të korrptuar e të inkriminuar, si dhe duke kthyer institucionet më të larta të drejtësisë në ‘zarë’ të politikës. Nën drejtimin e tyre, politika dhe drejtësia është shndërruar në një bandë grabitëse dhe kriminale, që hapën portat në të gjitha anët për kriminelët e trafikantët dhe ngritën në nivele të frikshme korrupsionin.

Por, kjo bandë kriminale po shkon drejt falimentimit total. Dyshja kriminale, Llalla-Hajdarmataj, që kanë ndihmuar ‘bosin’ e kokainës, Çekajn, në trafikun e miliarda eurove lëndë narkotike, pritet të marrin goditjen finale dhe fatale. Gjermanët kanë futur në dorë dosjen e kokainës dhe pritet të çmontojnë ‘kokat’ e përfshira në këtë trafik.

Zyrtari i lartë i policisë gjermane, Hezler, së bashku me një skuadër të fortë hetimore gjermane, ishin pak ditë më parë në Shqipëri, ku u takua me zyrtarët e lartë të vendit, kryeprokuroren Arta Marku dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Mes të tjerash, një temë e nxehtë diskutimi e zyrtarëve gjermanë ishte padyshim dhe dosja e ‘kokainës’, e cila pritet të shpartallohet në vijim.

“Gjermania dhe Shqipëria po bashkëpunojnë ngushtë. Ka shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe gjermanë që jetojnë në Shqipëri. Për fat të keq ka që me veprimtaritë e tyre kriminale i bëjnë dëm shoqërisë. Ne kemi oficerë ndërlidhës. Nëpërmjet task forcës speciale bashkëpunimi po merr edhe një shtysë më  të madhe. Bisedat që patëm me ministrin treguan se duhet të nisin përpjekje të reja për të luftuar ata që kryejnë veprime kriminale madje t’i konfiskojmë dhe fitimet e arritura”, tha presidenti i policisë gjermane Hezler.

Sa i takon ekstradimit të Arbër Çekajt, ministri Xhafaj tha: “Tani nuk është çështje më esktradimi por cështje hetimi të përbashkët. Është punë e përbashkët”.

Nga ana e saj, kryeprokurorja Arta Marku tha se janë krijuar skuadra të përbashkëta hetimore me SHBA, Gjermaninë dhe vendet e tjera Perëndimore për të goditur kokat e krimit dhe korrupsionit deir në nivelet më të larta. Me angazhimin e të huajve, partnerëve tanë strategjikë, SHBA-BE, shpartallimi do të bëhet njëherë e mirë dhe kurrsesi nuk mund të ketë devijime./Pamfleti

Aktualitet 613 kg kokainë Adriatik Llalla Arbër Çekaj Besim Hajdarmataj gjermanët