Aktualitet 1 Dhjetor 2022, 22:07

Gjermania e mbyll me turp aventurën në Katar, “Pancerat” e ndjekin Botërorin nga TV, Spanja del e dyta dhe siguron kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti
Gjermania e mbyll me turp aventurën në Katar, “Pancerat” e

Gjermania e mbyll me turp aventurën në Katar, “Pancerat” e ndjekin Botërorin nga TV, Spanja del e dyta dhe siguron kualifikimin

Përfundojnë dy ndeshjet e Grupit E në Kupën e Botës. Megjithëse ka arritur të marrë një 3 pikësh përballë Kosta Rikës, Gjermania nuk ia ka dalë të vazhdojë më tej rrugëtimin.

“Pancerat” kanë triumfuar me shifrat 2-4 përballë ekipit të Keilor Navas. Skuadrës së drejtuar nga Hansi Flik i janë dashur 10 minuta për të zhbllokuar sfidën. Pas një krosimi të bukur në zonë, Gnabri i pozicionuar në vendin e duhur goditi topin me kokë.

Në minutën e 58, Tejeda gjeti golin e barazimit, teksa nuk fali brenda zonës, pas topit të devijuar nga Nojer. Përmbysja e madhe e amerikano-latinëve, erdhi në minutën e 70, duke shokuar mbarë botën me anë të Juan Pablo Vargas. Ndërkohë skuadra e Flik përmbysi shifrat me dy gola të Havertz, në minutat 73 dhe 85, ndërsa Niklas Fullkrug në minutën e 92, thelloi shifrat në 4-2 por në këto kushte edhe ky rezultat nuk mjafton për të siguruar kualifikimin.

Në ndeshjen tjetër, Spanja është mundur nga Japonia me rezultatin 2-1, duke bërë që aziatikët të marrin edhe vendin e parë në grup. Spanollët zhbllokuan ndeshjen me Moratën në minutën e 12. Një top i bukur nga krahu i djathtë i servirur nga Azpilikueta, gjeti sulmuesin e Juventusit, i cili e dërgoi mrekullisht në rrjetë pas një goditje me kokë.

Doan barazoi shifrat për Japoninë në minutën e 48, pasi mori topin nga pasimi i Ito, ku më pas goditi drejt portës. Japonia shënoi përsëri, me Mitoma i cili shtyn topin në rrjetë, por goli u anulua, pasi topi mendohet se ka kaluar vijën fundore. Tre minuta shikim i pamjeve dhe në fund VAR-i konfirmoi golin.

Me rezultatet e arritura mbrëmjen e sotme, çiftet janë si më poshtë:

1-Marok-Spanjë

2-Japoni-Kroaci

Kryesore Gjermania Japonia Kosta Rika Kupa e Botës Spanja