
Skuadra gjermane e nisi si duhet pjesën e dytë, pasi barazoi menjëherë ekipin e Suedisë. Kampionët në fuqi të botës reaguan menjëherë sapo u kthyen në fushë, pasi ishte lojtari i Dortmund-it, Marco Reus, që barazoi shifrat.
Rrëmujë në zonë dhe topi mbetet te futbollisti gjerman. Ky i fundit arrin ta dërgojë drejt rrjetës duke i dhënë më shumë besim ekipit të tij. Trajneri Joachim Low ka marrë menjëherë masa në pjesën e dytë, pasi ka aktivizuar Gomez-in duke forcuar sulmin. Pjesa e dytë na shfaq një Gjermani tjetër në fushën e lojës.
Gjermani – Suedi 1-1
Shënues: Reus 48′ / Taivonen 32′
Gjermania: Neuer, Boateng, Rudiger, Kimmich, Hector, Kroos, Reues, Werner, Boateng, Rudy, Muller.
Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Berg, Forsberg, Claesson, Toivonen