Bota24 Nëntor 2022, 17:45

Gjermania i ofroi sistem mbrojtës , gazeta polake: Ky është një gabim i pafalshëm

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarët polakë kanë refuzuar ofertën e një sistemi të mbrojtjes ajrore nga Gjermania, duke thënë se do t’i jepej më së miri Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania i ofroi Polonisë avionë Eurofighter dhe sisteme mbrojtëse Patriot për të ndihmuar Varshavën të mbrojë hapësirën e saj ajrore.

Sipas Sky News mendohej se Gjermania po e shqyrtonte ofertën nga Gjermania, por ministri i mbrojtjes Mariusz Blaszczak deklaroi për vendimin e marrë.

Oferta është kritikuar nga gazeta e përditshme polake, Rzeczpospolita, e cila e quajti propozimin e ri të liderëve të vendit “tronditës”.

Në gazetë shkruhej se kjo do të çonte në përplasjen e drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë, diçka që aleanca është përpjekur ta shmangë që në fillim”.

“Ky propozim prek besueshmërinë e Polonisë dhe, më e keqja, sigurinë e saj. Në luftën më të keqe në Evropë që nga viti 1945, ky është një gabim i pafalshëm.”

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka theksuar gjithashtu se përdorimi i sistemeve të mbrojtjes së NATO-s jashtë territorit të saj duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare.


smile

Bota gazeta polake: Ky është një gabim i pafalshëm Gjermania i ofroi sistem mbrojtës