Bota 1 Korrik 2022, 07:49

Gjermania kërkon të blejë sistemin anti-raketor izraelit ose amerikan

Shkruar nga Pamfleti
Gjermania kërkon të blejë sistemin anti-raketor izraelit ose

Gjermania kërkon të blejë sistemin anti-raketor izraelit ose amerikanë

Gjermania po shqyrton blerjen e një sistemi të mbrojtjes raketore nga Izraeli ose Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes kundër kërcënimeve, duke përfshirë raketat ruse Iskander në Kaliningrad, raporton media gjermane Welt am Sonntag.

Shefi i mbrojtjes gjermane, Eberhard Zorn tha se raketat Iskander mund të arrijnë pothuajse të gjithë Evropën Perëndimore dhe se nuk kishte asnjë mburojë raketore për të mbrojtur kundër këtij kërcënimi.

“Izraelitët dhe amerikanët zotërojnë sisteme të tilla. Cilin preferojmë ne? A do të arrijmë të krijojmë një sistem të përgjithshëm (mbrojtje raketore) në NATO? Këto janë pyetjet që duhet t’u përgjigjemi tani”, citohet të ketë thënë Zorn.

Ai nuk specifikoi emrat e sistemeve, por ka shumë të ngjarë t’i referohej Arrow 3 të ndërtuar nga Israel Aerospace Industries (IAI) dhe sistemin amerikan THAAD të prodhuar nga Lockheed Martin.

Siç thuhet më tej, në vitin 2018, Kremlini vendosi raketa Iskander në enklavën e tij Kaliningrad, e cila ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë.

Bota Gjermania mbrojtje