Sport14 Qershor 2022, 22:57

Gjermania “masakron” Italinë, ‘Pancerat’ me 5 yje përballë ‘Axurrëve’, Anglia vendos rekordin negativ historik, Holanda fitore për infarkt

Shkruar nga Pamfleti
Gjermania “masakron” Italinë, ‘Pancerat’ me 5 yje

Gjermania “masakron” Italinë, ‘Pancerat’ me 5 yje përballë ‘Axurrëve’, Anglia vendos rekordin negativ historik, Holanda fitore për infarkt

Gjermania ka marrë të parën fitore në një ndeshje zyrtare me Italinë dhe e ka bërë diçka të tillë me rezultatin e thellë 5-2. Festivalin e golave e hapi Kimish dhe në fundin e pjesës së parë një penallti u kthye në gol nga Gyundogan. 

Siç bën zakonisht Gjermania, nuk u ndal dhe në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë të tjera në portën e Donarumës. Myler dhe më pas Verner me dygolësh ndëshkuan kampionët e Europës, që golin e nderit e shënuan me Njonto. Në shtesa realizoi edhe Bastoni. 

Hungaria turpëroi Anglinë, pasi e mundi me rezultatin 4-0. Sallai realizoi dy gola në portën e “tre Luanëve”, ndërsa Nagi të tretin. Vulën e turpit, Anglisë ia vuri Gazdag, me një tjetër gol, një minutë para fundit të kohës së rregullt. Anglia ka humbur një ndeshje në shtëpi me 4+ gola pa shënuar për herë të parë në të gjithë historinë e saj. 

Holanda ka marrë fitoren e tretë, pasi mposhti Uellsin me rezultatin 3-2 dhe kryeson me 10 pikë, me tre pikë më shumë se Belgjika. Lang dhe Gakpo shënuan që në fillim për holandezët, kurse në shtesë Bejl barazoi me penallti. Depaj më pas bëri heroin për “Tulipanët” me golin e fitores. 

Belgjika ndërkohë iu fal një goli të shpejtë të Batshuaji në minutën 16, për të munduar Poloninë në transfertë. 

Sport Anglia Belgjika Gjermania Holanda Hungaria Italia Liga e Kombeve