Kronike10 Shtator 2019, 13:45

Gjermania në alarm, BILD: Mafia shqiptare zotëron tregun e drogës, eleminojnë kundërshtarët për territor

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania në alarm, BILD: Mafia shqiptare zotëron tregun e drogës, eleminojnë kundërshtarët për territor

Vrasjet e dy të rinjve me thikë kohët e fundit në zonën e Oberhauzenit në Gjermani kanë shtyrë hetuesit gjermanë që të ndërmarrin hapa më konkretë në zbulimin e këtyre krimeve. por gjatë hetimit të këtyre vrasjeve, policia gjermane ka rënë në gjurmët e një rrjeti të madh të shpërndarjes së drograve të forta.

Nisur nga ky fakt, policia dyshon se edhe vrasjet janë kryer për shkak të konkurencës në tregun e shitjes së drogës. Në vrasjet e dy të rinjëve rezultuan të implikuar dy shtetas shqiptarë, e kjo gjë e ndhmoi policinë të binet në gjurmët e grupeve shqiptare, për të cilat thotë se janë tepër të rrezikshme dhe se po e shtrijnë aktivitetin kriminal në të gjithë Gjermaninë.

Si rrjedhojë e këtyre rezultateve nga hetimi, policia gjermane ka ndërrmarrë këtë të martë një aksion të gjërë me qëllim goditjen e bandave kriminale shqiptare.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja gjermane “BILD”, e cila njofton se komandot speciale e kanë nisur operacionin në rajonin e Oberhauzenit, duke hapur dyert e disa shtëpive me sharra elektrike. Sipas “BILD”, qëllimi i policëve elitarë, të armatosur rëndë, është mafia shqiptare e drogës.

“Se si ranë hetuesit në gjurmët e mafias shqiptare, kjo nuk sqarohet. Por gjithçka mund të ketë lidhje me dy therje me thikë në këtë rajon gjatë javëve të fundit, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Mendohet se ato erdhën si shkak i përplasjes mes shpërndarësve të drogës”, njofton gazeta BILD. Aksioni policor ka nisur pas lëshimit të gjashtë urdhër-arresteve nga autoritetet për anëtarët e krimit të organizuar, ku dyshohet se shumica janë shqiptarë.

Policia ka arrestuar gjithsej tetë persona të dyshuar, ndërsa qentë e antidrogës kanë zbuluar mbi 3 kilogramë lëndë narkotike. Ndërkohë, që vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë, pjesë të këtyre bandave kriminale.

Kronike Gjermani krimet Mafia shqiptare oberhauzen shperndarje droge