Bota 1 Shkurt 2023, 21:12

Gjermania në alarm pas dërgimit të tankeve në Ukrainë, ministri i Mbrojtjes: Kemi boshllëqe në armatime, të zëvendësojmë “Leopardët”

Shkruar nga Pamfleti
Gjermania në alarm pas dërgimit të tankeve në Ukrainë,

Dërgimi i tankeve në Ukrainë duket se ka sjell hapur problem tjetër për Gjermaninë, por që kësaj herë lidhet me faktin se dërgimi i taknkeve në Kiev do të krijoj boshllëqe në radhët e mbrojtjes gjermane.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius është tha se Gjermania duhet të porosisë menjëherë tanke të reja Leopard pasi po përgatitet të dërgojë tanke të saj në Ukrainë.

Faktori vendimtar për mua është se ne duhet të porosisim tanke të reja, dhe jo brenda një viti, por më shpejt në mënyrë që prodhimi të fillojë dhe të mund të planifikojmë se sa Leopardë të rinj do të kemi në dispozicion dhe kur. Nga vijnë paratë për ta thënë në terma të rastësishëm, sinqerisht nuk më intereson. Ajo që ka rëndësi është që ne t’i dorëzojmë shpejt”, u tha Pistorius gazetarëve, raporton CNN.

Kancelari Olaf Scholz njoftoi se tanket luftarake të prodhimit gjerman do t’i dërgoheshin trupave të Kievit javën e kaluar, pas intensifikimit të presionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe një bllok vendesh të tjera evropiane, të cilat i bënë thirrje Berlinit të rrisë mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën.

Bota #Tanket Gjermania Ukrainë.