Sport17 Qershor 2018, 19:14

Gjermania nuk humbte ndeshjen e parë në një Botëror që nga viti 1982, këto janë rekordet historike që u regjistruan sot

Shkruar nga Pamfleti
Gjermania nuk humbte ndeshjen e parë në një Botëror që

Gjermania nuk humbte ndeshjen e parë në një Botëror që nga viti 1982, këto janë rekordet historike që u regjistruan sot në disfatën e gjermanëve

Gjermania është mundur në ndeshjen e tyre të parë në një Botëror për herë të parë që nga viti 1982. Pra ka 36 vjet që Gjermania nuk e nis me humbje një Botëror.

Meksika ka siguruar fitoren e parë të Kupës së Botës ndaj Gjermanisë. Në asnjë rast tjetër ata nuk kishin fituar një duel zyrtar ndaj gjermanëve dhe fitorja e fundit datonte më 1985 në një miqësore. Pra Meksika nuk fitonte ndaj Gjermanisë prej 33 vjetësh!

Ishte një përpjekje heroike me dhe pa topin nga skuadra e Meksiks. Lojtarët e saj ishin të guximshëm duke shkuar përpara dhe të guximshëm sidomos kur Gjermania shtyu përpara në pjesën e dytë për një barazim.

Havier Hernandez , ose Cikarito, u pa në lot në fund të ndeshjes. Edhe ai e kuptoi që kjo ishte një fitore historike, që vjen rrallë, pasi Gjermania është nga ato skuadra që nuk të falin dhe nuk mundet lehtë.

“Çfarë momenti për Meksikën!”, është një prej titujve që po përdorin mediat më të mëdha sportive në botë.

Rafa Markez hyri në histori, pasi luajti në Botërorin e pestë radhazi për përfaqësuesen e Meksikës. E nisi në Botërorin e v itit 2002, për të vijuar me radhë në Gjermani-2006, më pas në Afrika e Jugut 2010, në Brazil 2014 si dhe tani në Rusi-2018. /Pamfleti sport

Sport