Bota 1 Tetor 2022, 22:51

Gjermania tjetër ndihmë Ukrainës, njofton dërgimin e kundërajrorit "IRIS-T"

Shkruar nga Pamfleti
Gjermania tjetër ndihmë Ukrainës, njofton dërgimin e

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka njoftuar se Gjermania do të dërgojë në Ukrainë sistemet anti-ajrore më të fundit “IRIS-T”.

Lambrecht u takua me homologun ukrainas Oleksiy Reznikov, ku folën për situatën e luftës në Kiev dhe bombardimet ruse.

Brenda pak ditësh do të dërgojmë sistemin kundërajror të teknologjisë së fundit IRIS-T. Është shumë e rëndësishme, veçanërisht për mbrojtjen kundër dronëve”, ka thënë ajo.

Ditët e fundit Ukrainë ka qenë objekt i një sërë sulmesh me dron kamikaz të prodhuar nga Irani, duke i marrë jetën shumë qytetarëve dhe shkatërruar infrastrukturën.

IRIS-T, një sistem tokë-ajër kushton 150 milionë euro dhe renditet ndër më të avancuarit në botë, do të dërgohen në Ukrainë për ti bërë ballë sulmeve.

Bota #Sistem mbrojtjeje Gjermania Ukraina