Bota19 Prill 2022, 19:38

Gjermania vendos t’i “bashkohet” luftës/ Si do të blindohet me armë Ukraina dhe lëvizjet e superfuqive për të frenua

Shkruar nga Pamfleti

1239770553

Perëndimi do të blindojë me armë Ukrainën, duke i dhënë një tjetër hov luftës. Presidenti Volodymyr Zelensky ka shtuar thirrjet në drejtim të shteteve aleate dhe duket se gjërat kanë ndryshuar. Këtë herë është Gjermania që ka vendosur të zbresë në fushën e lojës. Deri tani gjermanët ishin “neutralë” dhe nuk dërgonin armë në Ukrainë, por tashmë është marrë vendimi që Berlini t’i “bashkohet” luftës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka vendosur që Ukraina të lejohet të blejë armë nga kompanitë gjermane. Bëhet fjalë për armë të rënda që do të ndryshojnë formatin e luftës.

“Ne ofrojmë paratë e nevojshme për blerjen. Qëllimi ynë i përbashkët është të vazhdojmë të armatosim ushtrinë ukrainase në mënyrë që ajo të mund të vazhdojë të mbrohet kundër sulmit të Rusisë”, tha ai.

Mediat gjermane raportojnë se rreth 100 tanke Leopard I, 60 mjete të blinduara dhe mjete të tjera ushtarake qëndrojnë në kapanone dhe tenda në Flensburg, në bregun e detit Baltik, në kufi me Danimarkën dhe shumë shpejt pritet t’i kalojnë Ukrainës.

Nga ana tjetër Britania e Madhe ka deklaruar se do të furnizojë Ukrainën me armë të tjera. Kryeministri Johnson u shpreh se mbështetja do të vijojë, por deklaroi se ishin ukrainasit që me guximin e tyre po mposhtin rusët. “Lufta do të kthehet në një përplasje artilerie, ata kanë nevojë për më shumë mbështetje artilerie , kjo është ajo që ne do t’u japim, përveç shumë formave të tjera të mbështetjes”, tha Johnson në Dhomën e Komunave.

Britania po dërgon në Ukrainë automjete patrulluese Mastiff ose Jackal. Po ashtu dhe raketa anti-tank, kundërajrorë dhe raketa anti-anije. Dyshohet se kryqëzori që u fundos pak ditë më parë ishte falë raketave të dhëna nga Britania.

Nga ana tjetër edhe amerikanët janë vënë në lëvizje për të dërguar në Ukrainë modele të shumta armësh dhe materialesh ushtarake. Një zyrtar i lartë tha se po punohet që të dërgohen armët me “shpejtësi të paprecedentë”. “Ky është furnizimi më i madh i kohëve të fundit për një vend partner në një konflikt”, tha zyrtari. Bëhet fjalë për një sitëm armatimi shumë të sofistikuar.

Por lëvizjet e Gjermanisë, SHBA-së dhe Britanisë pritet të ndryshojnë lojën, pasi Ukraina tashmë do e ketë më të lehtë në luftën ajrore, tokësore dhe detare. Me pajisjet që ka dërguar Britania mund të shkatërrohen fare lehtë avionë dhe anije.

Bota arme Gjermania Lufta