Sport 3 Shkurt 2023, 15:54

Gjest i çuditshëm me Rio Ferdinand, legjenda e futbollit anglez kapet duke i vjedhur lugën Vladimir Putinit

Shkruar nga Pamfleti
Gjest i çuditshëm me Rio Ferdinand, legjenda e futbollit anglez

Gjest i çuditshëm me Rio Ferdinand, legjenda e futbollit anglez kapet duke i vjedhur lugën Vladimir Putinit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në vitin 2018, kur presidenti rus Vladimir Putin priti një delegacion futbollistësh të famshëm në Kremlin.

Ajo që u zbulua nga ish-përfaqësuesi i Anglisë, Aleks Skot, mund të quhet ngjarja më e çuditshme që lidhet me Rio Ferdinand. Legjenda e futbollit anglez ka bërë një gjest shumë të çuditshëm gjatë një pritjeje në Moskë. Më saktësisht, ai mori një lugë çaji nga tavolina dhe e futi në xhep.

Rio Ferdinand në këtë mënyrë tregoi paturpësi të madhe, megjithatë, asnjë nga zyrtarët rusë, veçanërisht presidenti, Vladimir Putin, nuk e bëri tallje publike, megjithëse ata sigurisht e panë atë që ndodhi, sepse të gjitha dhomat në Kremlin janë të mbuluara nga kamerat e sigurisë.

Të gjithë historinë e ka zbuluar për publikun Aleks Skot, në një intervistë për median angleze “Daily Star”.

-Unë dhe Ferdinand ishim të ftuar në Kremlin si pjesë e programit të FIFA Legends për të diskutuar mbi Kupën e Botës. Kur po dilnim nga pritja, Rio më bëri të buzëqeshja. Ai hapi pëllëmbën e tij dhe më tregoi se kishte vjedhur një lugë, tha Skot për “Daily Star”.

Përveç Aleks Skot dhe Rio Ferdinand, të ftuar të Vladimir Putin ishin presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino , legjendat e futbollit Lotar Mateus, Peter Shmajkëll, Diego Forlan dhe Horge Kampos.

“As part of the FIFA Legends programme, Rio Ferdinand and I had been invited to the Kremlin to discuss the World Cup. Rio made me laugh on the way out – he opened his hand to reveal he’d nicked a teaspoon as a memento.”

-> LMAO … and you expect Putin to trust the west? pic.twitter.com/EPzzLjNjdK

— Lord Bebo (@MyLordBebo) January 29, 2023

Sport legjenda e futbollit anglez Rio Ferdinand