Sport11 Shkurt 2023, 17:39

Gjigantët bavarezë me “3 yje”, talenti shqiptar debuton zyrtarisht me Bajernin, Dortmundi i vihet pas në luftën për titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti
Gjigantët bavarezë me “3 yje”, talenti shqiptar debuton

Gjigantët bavarezë me “3 yje”, talenti shqiptar debuton zyrtarisht me Bajernin, Dortmundi i vihet pas në luftën për titullin kampion

Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Këtë herë, bavarezët mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 Bokumin në shtëpi. Pjesa e parë u mbyll me golin e Myler.

Në minutën e 64, ishte Kingsli Koman që “tundi rrjetën” dhe dërgoi në festë stadiumin. 10 minuta më vonë, Gnbari ekzekutoi saktë një penallti dhe trefishoi shifrat.

E veçanta e sfidës ishte debutimi i shqiptarit të BaJernit, Arijon Ibrahimoviç. Ai hyri në minutën e 77 në lojë duke zënë vendin e Sane. Vetitë e tij dolën menjëherë në pah pasi u afrua dy herë pranë golit.

Dortmundi triumfon 0-2 ndaj Verder Bremenit në transfertë, me golat e Binoe dhe Brandt.

Bajerni i Mynihut kryeson kampionatin me 43 pikë, i ndjekur nga verdhezinjtë e Dortmundit me 3 pikë më pak.

Sport Bajerni i Mynihut Borusia e Dortmundit Bundesliga