Politike20 Qershor 2019, 00:57

Gjikondi ironizon vendimin e Presidentit: Meta ia arriti qëllimit të fuste në konflikt vendin

Shkruar nga Pamfleti
Gjikondi ironizon vendimin e Presidentit: Meta ia arriti qëllimit të

Gjikondi ironizon vendimin e Presidentit: Meta ia arriti qëllimit të fuste në konflikt vendin

Avokatja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se presidenti Ilir Meta prej muajsh kishte qëllim që të fuste në konflikt shqiptarët dhe ia arriti qëllimit.

Brizida Gjikondi: E them me ironi, dekreti i presidentit ia arriti qëllimit. Qëllimi i tij ishte të fuste në konflikt shqiptarët. Dhe këtë konflikt horizontal që ishte, do që ta bëjë vertikal. Po flas populli me politikën.

Gjatë gjithë kohës që nga monenti që nxorri dekretin, presidenti ka pasur këto shprehje:

1-Parlamenti i çunave të Shijakut.

2-OSBE e quajti ngatërrestare.

Me këto që kanë ndodhur tani, Ilir Meta i ka dhënë të gjithë personave që po sulmojnë KZAZ-të, sepse janë 90 KZAZ në të gjithë Shqipërinë, i ka dhënë një koperturë ligjore dhe kjo është hilja dhe dinakëria e projektuar prej tij, prej muajsh. Sepse të dalin protesuesit me dekretin në dorë dhe të thonë, po zbatojmë dekretin e presidentit në mbrojtje të kushtetutës është kakofonia më e madhe.

Politike