Përfundon ndeshja çerek-finale e Kupës së Italisë. Atalanta ka mundur Lacion me rezultatin 3-2, duke kaluar në raundin tjetër. Kështu Berat Gjimshiti ka fituar duelin me Vedat Muriqin dhe Tomas Strakoshën.
Bergamaskët kaluan në avantazh, pas vetë,m 7 minutave lojë nga ana e mbrojtësit kuqezi, i cili ishte në vendin e duhur në momentin e duhur.
Kundërpërgjigja e bardhekaltërve erdhi 10 minuta më vonë me Muriqin, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me kokë.
Lacio kaloi sërish në avantazh në minutën e 35 me Açerbin, ndërsa Atalanta iu kundërpërgjigj 2 minuta më vonë me Malinovskin, i cili barazoi shifrat.
Në minutën e 53, Mirançuk i dha kualifikimin skuadrës së Gasperinit, i cili shënoi golin e tretë dhe atë të suksesit për ekipin e tij.
Nga ana tjetër Atalanta u detyrua të lunate për më shumë se 30 minuta me 10 lojtarë, pasi Palomino u ndëshkua me kartonin e kuq, ndërsa në minutën e 67, Atalanta humbi mundësinë për të shënuar golin e katërt, pasi Zapata u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Lacio nuk arriti të përfitonte nga inferioriteti i Atalantës dhe kjo bëri që këta të fundit të kalonin në gjysmë-finale.
Në këtë tur, Atalanta do të presë fituesin e çiftit Napoli-Specia.