Sport11 Gusht 2022, 20:36

“Gjithçka ose asgjë”, tërbimet e Aubamejang në një dosje të ndaluar, Arteta ishte gati për çdo gjë

Shkruar nga Pamfleti
“Gjithçka ose asgjë”, tërbimet e Aubamejang në

“Gjithçka ose asgjë”, tërbimet e Aubamejang në një dosje të ndaluar, Arteta ishte gati për çdo gjë

Cila do të jetë e ardhmja e Pierr Emerik Aubamejang? Për momentin po shkojmë drejt qendrimit në Barcelonë, edhe nëse merkato jep gjithmonë kthesa me Çelsin që mund te futet në garë këto ditët e fundit.

Nga e tashmja/e ardhmja në të shkuarën: kthehemi për të folur për atë që ndodhi vitin e kaluar, me ndarjen befasuese nga Arsenali që ndodhi në seancën e negociatave dimërore, dhe e lidhur me arsye disiplinore. Pikërisht për këtë arsye pati një pritje të madhe për serialin dokumentar Netflix All or Nothing, i cili zbuloi disa sfonde në lidhje me sezonin e fundit të “Gunners”.

Kamerat e dokumentarit hynë në dhomat e zhveshjes së skuadrës londineze dhe pashmangshmërisht edhe subjekti Aubamejang u trajtua “nga brenda”. Sulmuesi nga Gaboni praktikisht u dënua, pasi u kthye vonë nga një udhëtim jashtë vendit në dhjetor.

Pas këtij mosrespekti, qendërsulmuesit të skuadrës iu hoq edhe shiriti i kapitenit. Në dokumentarin “gjithçka ose asgjë”, lojtari shihet duke u stërvitur i vetëm, me “Topçinjtë” gjithashtu të gatshëm ta privojnë veten prej tij.

? All Or Nothing: ???????

Three new episodes out tomorrow on Prime Video! ?#AONArsenal pic.twitter.com/ff424yU8jd

— Arsenal (@Arsenal) August 10, 2022

Nëse para shtypit trajneri Arteta dha shpjegimet minimale, ai zbuloi për ekipin se kishte në dorë një dosje të vërtetë në të cilën raportoheshin të gjitha “tërbimet” e Aubamejang: “Unë dokumentova gjithçka me datat, oraret, bisedat, si ndodhi. Pse? Sepse po të duhej një ditë… U vonua, përtej çështjeve të tjera, shumë herë. Klubi ka rregulla dhe traditë. Kur paguhesh kaq shumë…”.

Për këtë, Arteta në një fjalim të gjatë para grupit shpjegoi më pas se Aubamejang nuk ishte më kapiten i Arsenalit në fushë për arsye disiplinore. Reagimet? Mohamed Elneni dhe Rob Holding në unison vërejtën: “Trajneri ka b*le”.

Si perfundoi? Me shpejtesi! Edu, drejtori sportiv i Arsenalit duhej të gjente një zgjidhje për qendërsulmuesin, i cili ndërpreu kontratën në fund të merkatos së janarit, duke u lidhur me Barcelonën: dokumentet u dorëzuan në 22:59, një minutë përpara mbylljes se merkatos. Prandaj Arteta ishte në gjendje të vendoste dosjen e Aubamejang përsëri në sirtar…/Telesport

Sport