
Lavrov kërcënon Moldavinë: Jepini status të veçantë popullsisë rusishtfolëse
“Moska shpreson se operacioni special në Ukrainë do të përfundojë me nënshkrimin e dokumenteve gjithëpërfshirëse për sigurinë dhe statusin neutral të Ukrainës”- kështu është shprehur këtë të shtunë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Ne kemi shpallur objektivat që po ndjekim aktualisht. Sa i përket dialogut të brendshëm ukrainas, në fund të fundit, mbetet në dorë të Ukrainës se kur të përfundojë operacioni. Unë shpresoj se gjithçka do të përfundojë me nënshkrimin e dokumenteve gjithëpërfshirëse për çështjet që kam përmendur: si siguria, statusi neutral i Ukrainës me garancinë e sigurisë së saj. Këto u përmendën edhe nga presidenti nja dy muaj më parë kur po komentonte iniciativat tona në lidhje me moszgjerimin e NATO-s. Ai tha se e kuptuam se çdo vend ka nevojë për garancinëë e sigurisë, dhe ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë garancitë e sigurisë dhe të biem dakord për garanci të tilla për Ukrainën, për evropianët dhe, natyrisht, për veten tonë, jashtë kornizës së zgjerimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut”- deklaroi Lavrov gjatë një dalje publike në skenën e konkursit të Liderëve të Rusisë, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
“Kjo është arsyeja për statusin neutral, garancitë e sigurisë dhe, natyrisht, ligjet duhet të sillen në një formë të civilizuar. Kjo vlen për gjuhën ruse, arsimin në gjuhën ruse, mediat në gjuhën ruse, ligjet që nxisin nazifikimin e vendit, si dhe të miratohet një ligj për ta ndaluar këtë gjë. Ligje të tilla ekzistojnë në një numër vendesh evropiane, duke përfshirë Gjermaninë. Kaq kisha”, tha Lavrov.