
Gjithmonë e më larg Torinos por mbetet në Serinë A, ja si skuadra italiane mbyll transferimin e Etrit Berishës
Etrit Berisha është gjithmonë e më larg Torinos, pasi nuk konsiderohet si titullar nga Ivan Juriç. Pasi ka nisur kontaktet me Salernitanën, duket se portieri i Kombëtares do të mbetet në Serinë A.
Pas Berishës janë edhe Specia me Rexhinën, por Salernitana ka një avantazh dhe ai quhet Mazoki.
Sipas “Tuttosport”, Torino kërkon që të përdorë Berishën me një lloj të drejte parablerjeje, me synimin që të sjellë në ekip Mazokin, që Salernitana e vlerëson 8 milionë euro, por torinezët mendojnë vetëm për pesë dhe përfshirja e Etritit do t’i jepte zgjidhje këtij transferimi.
Kështu, 33- vjeçari do të vishte fanelën e Salernitanës dhe do të qendronte sërish në elitën e klubeve italiane.