Sport17 Janar 2023, 20:50

“Gjithmonë ka pasur doping”, pas ‘bombës’ së Baxhos, një tjetër emër i njohur i futbollit italian hedh dyshime pas vdekjes së Vialit

Shkruar nga Pamfleti
“Gjithmonë ka pasur doping”, pas ‘bombës’

“Gjithmonë ka pasur doping”, pas ‘bombës’ së Baxhos, një tjetër emër i njohur i futbollit italian hedh dyshime pas vdekjes së Vialit

Deklaratat e ish-futbollistit të njohur italian Dino Baxho se vdekja e Xhanluka Vialit dhe sëmundjet e vazhdueshme të ish-futbollistëve italianë mund të lidheshin me medikamentet e pakontrolluara që u jepnin, ka qenë një “bombë” e vërtetë në futbollin italian. Akuzat për doping apo substanca të palejuara kanë qenë të vazhdueshme në vitet ’90, por deklarata e ish-futbollistit të Parmës, Juves dhe kombëtares italiane, ka bërë shumë bujë.

Edhe drejtuesi i njohur sportiv italian, Valter Sabatini, ka pranuar se kjo temë duhej diskutuar.

“Kjo është një çështje që qartësisht nuk i përket vetëm ditëve të sotme. Është një fakt shqetësues, por është një histori e vjetër, që nis që më vdekjen e Bruno Beatriçe. Nuk është diskutim që i referohet vetëm Xhanluka Vialit. Ka një seri vdekjesh futbollistësh të gjatë ndaj dyshimet janë të arsyeshme, të lidhura edhe me metodat që përdoreshin një herë e një kohë që nuk ishin të lidhura me shumë mundësi me një sistem dopingu, por i mbështetësve integrues të cilët me doza të tepruara, mund të kenë sjellë ndonjë problematikë të rëndësishme në të ardhmen.

 Kur unë isha futbollist, kalonin mjekët dhe të bënin gjilpëra dhe nuk e dije se çfarë të injektonin. Rreziku ishte për të gjithë, me përjashtim të ndokujt që kërkonte të informohej. Unë bëja rregullisht dy gjilpëra para ndeshjes pa pyetur asnjëherë, u besoja mjekëve. Deri tani kam qenë me fat dhe për momentin nuk kam pasoja aq negative.

 Edhe unë si të tjerët jam i çuditur, por do të dëshiroja  të lihej i qetë Xhanluka Viali, më vjen keq të përfshij një djalë që ka vdekur 10 ditë më parë. Nuk mendoj se ka qenë doping, por disa mjekë përdorin integrues dhe ekziston problemi i sasisë, është ajo që sforcon”, theksoi drejtuesi i njohur italian, i cili ka qenë në klube si Lacio, Roma dhe Interi.

Sport Dino Baxho ish-futbollisti i njohur italian Xhanluka Viali