Aktualitet25 Shkurt 2022, 09:52

GJKKO nuk ndryshon masën për ish-ministrin e Mjedisit, mbetet në burg Lefter Koka

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO nuk ndryshon masën për ish-ministrin e Mjedisit, mbetet në

GJKKO nuk ndryshon masën për ish-ministrin e Mjedisit, mbetet në burg Lefter Koka

Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masën për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është arrestuar për korrupsion.

GJKKO vendosi që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Kokën.

Në mes të dhjetorit 2021, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka: “Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Lefter Haki Koka me vendimin Nr. 100, datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhej në vendim.

Kujtojmë se Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e incineratorëve, ndërsa GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313.

SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.

Ndërkohë në kërkim janë dhe administratorët e firmave fituese të incineratorit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Lefter Koka ka shërbyer si ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama” përgjatë viteve 2013-2017 dhe më pas ka qenë deputet deri në vitin 2021. Më tej shtojmë se Lefter Koka u rizgjodh deputet i qarkut të Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, por hoqi dorë nga mandati.

Aktualitet #ish-minister Burg GJKKO Lefter Koka