Sport 8 Tetor 2019, 14:23

Gjoka pa frena: Dua grupet e Champions Leagues!

Shkruar nga Pamfleti
Gjoka pa frena: Dua grupet e Champions Leagues!

Trajneri i ri i Shkëndijes së Tetovës do të jetë Ernest Gjoka. Një emër shumë i njohur për Kategorinë Superiore duke ditur eksperiencën e gjatë me klubet shqiptare, ndërsa është shpallur kampion me Kukësin, ndërsa po me verilindorët ia ka dalë të triumfojë edhe në Kupën e Shqipërisë.

Tekniku Gjoka do të provojë një aventurë me kampionët e Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk e kanë nisur mirë këtë kampionat. “Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu.

“Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champion League”, u shpreh Gjoka.

Sport Ernest Gjoka Shkëndija e Tetovës