Politike14 Qershor 2022, 00:00

"Gjuha e Saliut ka infektuar Parlamentin", Spiropali ironizon frontin e ri opozitar Berisha-Meta: Aleanca e Gjirit të Lalzit!

Shkruar nga Pamfleti
"Gjuha e Saliut ka infektuar Parlamentin", Spiropali ironizon frontin

"Gjuha e Saliut ka infektuar Parlamentin", Spiropali ironizon frontin e ri opozitar Berisha-Meta: Aleanca e Gjirit të Lalzit!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se gjuha e përdorur nga Sali Berisha e ka ‘ndotur’ ambientin e Parlamentit, megjithatë PS nuk ka në plan ti përgjigjet “Non Gratës” dhe berishistëve.

“Opozita është në një situatë të vështirë dhe katandisje që ka filluar të ndikojë edhe aromën në Parlament. Po të shihni është gjuha tipike e Sali Berishës që ka infektuar edhe plot të tjerë. Me njerëz që nuk kanë dalë nga emancipimi i ulët politik e ke gjithmonë e më të vështirë e të komunikosh. Por ne kemi parasysh që përballë së pari kemi publikun. Nuk do të ketë asnjë shans që Partia Socialiste të transformohet në atë nivel në skenën politike apo në qeverisje” – tha ajo për “Kontrast”.

Më tej, Spiropali ironizoi shpalljen e frontit të ri opozitar nga Sali Berisha, duke sugjeruar disa emra që mund t’i shkonin përshtat.

“Mund t’i sugjeronim Aleanca e Gjirit të Lalzit apo Aleanca e Sovranistëve Shqiptarë. Sepse kanë shpallur sovranitetin ndaj partnerëve amerikanë, edhe pse atyre u kemi borxh ekzistencën e dy shteteve shqiptare që kemi sot. Unë e shoh frontin e ri opozitar si ‘utopia’ (Ushtria e turpit të opozitarëve pa ide pa atdhe)” – tha Spiropali.

Politike Berisha fronti i ri opozitar Meta