Politike17 Mars 2022, 15:28

Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi/ Berisha pranon kontaktet me rusët dhe deklaron se tentuan ta blejnë; PS thirrje SPAK-ut të vepr

Shkruar nga Pamfleti
Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi/ Berisha pranon kontaktet me rusët dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se ka pasur kontakte të vazhdueshme me rusët kur ishte në qeveri. Në media është zbuluar se Edith Harxhi ka bërë një vizitë në Rusi si zv/ministre e Jashtme, ndërkohë që ka pasur disa marrëveshje mes qeverisë Berisha dhe rusëve. Por pas shpalljes “non grata”, ish-kryeministri ka hedhur në tryezë kartën anti-Rusi.

Por dje ai ka thënë me gojën e tij se rusët i kanë ofruar para për të bllokuar gazjellësin TAP, por që sigurisht Berisha nuk i ka pranuar këto para. Të paktën këtë tha ai.

“Një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së George Sorosit, se vetëm për TAP-in, Sali Berishës i janë propozuar shumat më përrallore që mund t’i imagjinojë kush. Por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe interesave të Bashkimit Evropian, pasi isha i bindur se një dar gazi nga veriu dhe jugu ishte gjëja më e keqe për Shqipërinë dhe Evropën. Më janë ofruar nga Gazprom”, tha Berisha.

Por edhe pse Berisha e shiti këtë rast për të treguar se nuk është i korruptuar dhe nuk bashkëpunon me rusët, duket se jemi në kushtet e një skandali. Një ish-kryeministri i janë ofruar para nga një shtet tjetër dhe ai flet pas 10 vitesh. Pra jemi në kushtet e moskallëzimit të krimit.

Mbi këtë deklaratë, kreu i grupit të PS, Taulat Balla kërkoi nga SPAK që të vihet në lëvizje pasi jemi para një krimi. “Minimalisht është moskallëzim krimi. Është tentativë korrupsioni dhe është krim. Uroj ta dëgjojë SPAK, ta thërrasë drejtësinë meqë Gazprom ka arritur deri aty sa t’i afrohet kryeministrit ti ofrojë ryshfet është e rëndë”, tha Balla.

Politike #Berisha #SPAK #Rusët