Një lajm i bujshëm ka qarkulluar në mediat e Malit të Zi. Sipas “Vijesti”, qeveria e Gjukanoviç ka djegur masivisht dokumente të shërbimit sekret pas disfatës në zgjedhjet parlamentare të gushtit të vitit të kaluar.
Duke cituar një burim të rëndësishëm, gazeta shkruan se dokumentet konfidenciale të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi (ANB) u dogjën në Zhabljak dhe se këto janë masa mbikëqyrjeje pa një vendim gjykate.
Qarqet e sigurisë i thanë “Vijesti”-t se kishte prova që oficerët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare shkatërruan materialin e shërbimit sekret.
Burimi i “Vijesti”-t pretendon se këto janë dokumente me informacionin konfidencial, të cilat nuk kaluan flukset zyrtare.
“Këto janë masa vëzhgimi pa një vendim gjykate … Shumica e materialit u shkatërrua,” tha i njëjti burim.
Ai pretendon se ka gjoja prova se zyrtarët e Agjencisë shkatërruan të dhëna të tilla në Zhabljak, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare më 30 gushtit të vitit të kaluar.
Edhe më parë, media malazeze shkruajti se ish-qeveria dogji dokumentacionin konfidencial të ANB./ Pamfleti