Aktualitet24 Maj 2018, 00:11

Gjumi i parregullt?! Ja disa nga pasojat në shëndet

Shkruar nga Pamfleti
Gjumi i parregullt?! Ja disa nga pasojat në shëndet

Gjumi i parregullt?! Ja disa nga pasojat në shëndet

Efektet e gjumit në organizëm ndjehen nëse ne shpenzojmë pak orë gjumë dhe pasojat që shkakton tek ne janë shumë të mëdha thuajse katastrofike për shëndetin tonë.

Më poshtë janë paraqitur disa nga pasojat e mungesës së gjumit në organizëm.

Ha më shumë- Tre herë më shumë kalori, për të qenë të saktë.

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që flenë më pak, hanë më shumë.

Ke jetë më të shkurtër- Studimet e realizuar tregojnë që njerëzit që flenë më pak se 5 orë vdesin më shpejt.

 Shton në peshë-  Një gjumë jo i plotë shkakton shumë stres në trup, duke e bërë organizmin të ngadalësojë tretjen e yndyrës.

Prek trurin- Shkaktojnë shumë probleme kronike neurologjike, të cilat janë shkak i pagjumësisë.

Rrit presionin e gjakut-  Rrit me më shumë se 40% sëmundjet e hipertensionit.

Rrit rrezikun për t’u sëmurur më shpesh. Nëse nuk fle mjaftueshëm, bëhesh më i ndjeshëm edhe ndaj viruseve.

Dëmton kujtesën- Harron për gjithçka dhe nuk ndihmon në aftësitë krijuese. 

 Nuk do të bësh dot ushtrime- Mungesa e gjumit do të thotë mungesë energjie dhe rrjedhimisht mungesë kohe në palestër.

Bëhesh i çuditshëm- Nuk i përshtatesh dot situatave.

Shendeti Pagjumsia Pasojat Shendeti