Aktualitet 2 Maj 2019, 15:01

Gjykata e Apelit pa trup gjykues, “Shullazin” e merr në KLGJ-ja

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Apelit pa trup gjykues, “Shullazin” e merr në KLGJ-ja

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burg në nëntor të 2018 për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal. Në total, për 5 anëtarët e bandës kriminale, gjyqtari Fran Prendi ka dhënë 55 vite burg, nga 64 që kërkoi Prokuroria. Pala mbrojtëse akuzoi gjykatën se mori vendime nën presion, ndërsa paralajmëroi ankimim në Apel.

Shtyhet për të disatën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë pjesë e bandës së tij në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Shkak për këtë është bërë mosformimi i trupit gjykues. Më herët mbrojtja e Shullazit dhe Zelës kanë bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares dhe gjatë ditës së sotme kërkesa është pranuar.

Më tej, Gjykata Apelit për Krime të Rënda do ti drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar trupin gjykues. Me ndryshimin e trupës gjykuese procesi fillon nga fillimi dhe nuk merren për bazë vendimet e marra në seancat e mëparshme gjyqësore. Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Isa Jata, është bërë pezullimi i afateve të paraburgimit për të pandehurin Gilmando Dani.

Aktualitet