Politike22 Prill 2022, 14:57

Gjykata e Apelit pranoi ankimimin e Alibeajt, Rithemelimi sfidon drejtësinë: Jemi akoma në fuqi

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Apelit pranoi ankimimin e Alibeajt, Rithemelimi sfidon

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pasi Gjykata e Apelit, pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt, lidhur me vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri për legjitimimin e “11 dhjetorit”.

Në një dalje për media, anëtari i Rithemelimit Ivi Kaso u shpreh se ankimimi i paraqitur nga Alibeaj nuk përmbush kriteret ligjore, ndërsa shtoi se gjykata sot nuk ka prishur vendimin e Zhukrit.

“Njohja e Kuvendit është vendim i ligjshëm dhe kjo palë që pretendon të përfaqësojë PD e kundërshton. Me provat që janë në dosjen gjyqësore , nuk mund të mos njihet statute i 11 dhjetorit.

I ashtëquajturi ankim nuk përmbush asnjë nga kriteret ligjore, personi që ka paraqitur kërkesën nuk është palë, dhe as përfaqësues legjitim të ndonjë pale për shqyrtimin e çështjes.

Në bazë të ligjit, Gjykata duhej sot vetëm të verifikonte nëse ankimi është firmosur nga pala e autorizuar dhe sipas vendimmarrjeve të njëpasnjëshme të Gjykatës së Lartë, Apeli duhet të rrëzonte këtë kërkesë.

Limiti standard është mbajtur nga gjyqtarja Blerina Muça, kërkesa jonë për të qenë pjesë e procesit në Kuvendin e Korrikut, ajo e refuzoi, edhe sot bëri të njëjtën gjë.

Gjykata nuk ka vendosur prishjen e këtij vendimi. Ai vendim është i ligjshëm dhe qëndron në fuqi. Gjykata thjesht ka pranuar shqyrtimin e ankesës së palës tjetër. Kjo është bërë në kundërshtim të qartë me ligjin dhe provat”, tha Kaso.

Politike #komisioni i rithemelimit Gjykata e Apelit Ivi Kaso